Megi Doçi: U desh të kualifikoheshim që të na jepnit vëmendje

29 Shtator 2022 | 17:56

Kapitenia e skuadrës së vajzave të Vllaznisë, Megi Doçi tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë kanë derdhur lot në momentin e kualifikimit të ekipit në Champions League.

Ajo u shpreh se po ju shpërblehet puna e shumë viteve, ndërsa sa i takon mbështetjes në Shqipëri për futbollin e femrave tha se është e pakët.

Sipas Doçit media luan rol kryesor në promovimin e futbollit të femrave, ndërsa shtoi se duhet të ndodhin të tilla kualifikime me rëndësi për të marrë vëmendjen e merituar.

Ajo solli në vëmendje sesi nëpër procese sportive ftohen vajza të cilat as nuk e kanë idenë rreth futbollit.

Kapitenia tha se ky moment le të shërbejë si ndërgjegjësim për të gjitha mediat që të ftojnë për të folur njerëz që kanë dijeni nga sporti dhe jo njerëz sa për “reklamë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026