Bilanc i rëndë, 12 të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 Gusht 2020 | 13:20

Rritet sërish numri i rasteve të reja dhe i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 12 të vdekur dhe 190 raste të konfirmuara pozitive.

Aktualisht në të gjithë Kosovën numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 10.059, ndërsa gjithsej janë kryer 40.184 teste të dyshuara.

Ditët e fundit numri i vdekjeve ka qenë shumë i lartë, dhe deri tani kanë humbur jetën 315 qytetarë, që vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive me COVID-19 janë identifikuar si vijon: Prishtinë 48, Mitrovicë 24 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 14 raste, Fushë Kosovë 13 raste, Skenderaj 10 raste, Ferizaj 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Prizren 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Zubin Potok 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.

Rritja e infektimeve dhe e numrave të viktimave ka shqetësuar jo pak autoritetet shtetërore. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë thirrje të vazhdueshme për respektim të masave, ruajtjen e distancës dhe përkujdesje për higjienën personale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026