Juventus shkarkon trajnerin Maurizio Sarri pas eliminimit nga Champions League

8 Gusht 2020 | 16:30

Maurizio Sarri nuk do të drejtojë më skuadrën e Juventusit. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi italian i futbollit, përmes një deklarate, ku ata falënderuan 61-vjecarin “për kapitullin e shkruar në historinë e Juventusit”, të cilin e konsideruan si “majën e një udhëtimi personal që i mundësoi Sarrit ngjitjen e të gjitha divizioneve të futbollit italian”

Edhe pse tekniku udhëhoqi bardhezinjtë drejt titullit të nëntë në Serie A, skuadra nuk arriti më larg se faza 1/8 e Champions League, ndërsa mbrëmjen e së premtes u eliminua nga Lyon-i.

Rezultati 2-1 në favor të juventinëve nuk mjaftoi që ata të kualifikoheshin në fazat e mëtejshme, pasi skuadra franceze kaloi në çerekfinale falë golit në fushën kundërshtare.

Vetë Sarri, në konferencën pas disfatës, deklaroi se e ardhmja e tij në krye të Juventusit nuk mund të vihej në dyshim vetëm pas një ndeshjeje, megjithatë drejtuesit nuk ndanin të njëjtin mendim si ai.

61-vjeçari italian u emërua trajner i Juventusit verën e kaluar, kur firmosi një kontratë 3-vjeçare me klubin bardhezi.

Pavarësisht titullit në Serie A, bardhezinjtë humbën tre nga katër ndeshjet e fundit. “Zonja e Vjetër” gjithashtu u mposht nga Napoli në Kupën e Italisë, ndërsa nuk e ngre trofeun e Champions League që prej vitit 1996.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026