Vrasja e Jan Prengës, Zhabina: Trupi i tij ende s’është gjendur, dihen organizatorët
Gazetari Xhevahir Zhabina është shprehur se Jan Prenga, i cili u zhduk në janar të vitit 2020 dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij, nuk ka lidhje direkte me zhdukjen e një sasie kokaine në një port në Angli.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Zhabina tha se trupi i Prengës nuk u gjet kurrë, ndërsa shtoi se sipas dosjes së prokurorisë, organizatorët e zhdukjes së tij janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi.
Megjithatë, Zhabina nënvizoi se përderisa nuk ka asnjë gjurmë të tij, kjo ngjarje është shumë e vështirë për t’u zbardhur.
“Jan Prenga është viktimë kolaterale në këtë histori, pasi ai nuk ka lidhje direkte me zhdukjen e një sasie kokaine në një port në Angli, ku dyshohet se vëllai i Jan Prengës ia ka vjedhur një grupi të strukturuar kriminal. Duke qenë se kjo sasi kokaine humbi, këta persona rrëmbyen Jan Prengën, vëllain e personit të cilin ky grup dyshonte që i kishte vjedhur kokainën. Trupi i tij nuk u gjet kurrë. Edhe pas 2 vitesh policia nuk ka gjetur ende trupin, që më pas do ta lidhte direkt edhe me personat e këtij grupi.
Kopshtari u dënua sepse del në video dhe fotot. Ai është marrë me pastrimin e asaj që ka ngelur pas me trupin e Jan Prengës. Nuk është gjetur asnjë provë që mund ta lidhë me trupin e Jan Prengës.
SPAK ka hapur një hetim tjetër. Kush e ka urdhëruar të gjithë këtë ngjarje dihet, sepse del nga dosja e Prokurorisë, është Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi, por deri në momentin që nuk ke një trup, është një ngjarje që është vështirë për t’u zbardhur”- deklaroi gazetari i Euronews Albania.
Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Festim Bexhdilin, kopshtarin e resortit ku u zhduk Jan Prenga. Ai nuk ka pranuar akuzat në sallën e gjyqit, por Prokuroria e Posaçme e akuzon atë si bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas prokurores, kopshtari është marrë me pastrimin e vendit si dhe të nesërmen është larguar me një fugon, ku shfaqet me kazmë dhe lopatë.
Dyshohet se Festim Bexhdili e di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta