Në tetor nuk do hyjë në fuqi fasha 800 KW për konsumatorët familjarë | 5 zhvillime

30 Shtator 2022 | 14:31
  • Rama: Në tetor s’do hyjë në fuqi fasha 800 KW për konsumatorët familjarë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

Lajmin Rama, e ka njoftuar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, duke thënë kjo fashë synon mbrojtjen e 96% të familjeve.

Sipas tij, kjo metodë që do ndiqet nga nesër në vendin tonë është ndjekur dhe nga vendet e tjera, dhe qëllimi është kursimi i energjisë.

Lexoni për më shumë: Rama: Në tetor s’do hyjë në fuqi fasha 800 KW për konsumatorët familjarë

  • Rama tregon arsyet pse qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800kw.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.

Lexoni për më shumë: Rama tregon arsyet pse qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë

  • Ministri Çuçi denoncon ndërtimin pa leje tek ‘Myslym Shyri’: Do i rikthehet shtetit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi denoncoi sot një tjetër pallat në Tiranë, ku janë ndërtuar 4 kate pa leje.

Bëhet fjalë për një ndërtim në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.

“Ky subjekt jo vetëm që ka kate pa leje por ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë. Pasi të mbarojnë verifikimet e plota do t’i nënshtrohet ligjit. Çdo metër katror pa leje do i kthehet shtetit, publikut”, u shpreh Çuçi.

Lexoni për më shumë: Ministri Çuçi denoncon ndërtimin pa leje tek ‘Myslym Shyri’: Do i rikthehet shtetit

  • Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, Kremlini bën me dije se Presidenti Putin do të nënshkruajë një ligj për aneksimin e tyre.

Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se administratorët e rajoneve të emëruar nga Moska do të nënshkruajnë traktate për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Lexoni për më shumë: Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Vladimir Putin, President i Rusisë
  • Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Hashim Thaçit

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për  të ndyshuar akt-akuzën ndaj Hashim Thaçit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

Lexoni për më shumë: Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Hashim Thaçit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026