Dialogu Kosovë-Serbi, ministri i AAK-së në qeveri kritika Avdullah Hotit

9 Gusht 2020 | 15:39

Në mes të debatit për shkelje të territorit të Kosovës nga xhandarmaria serbe, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka shprehur rezervat e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me rifillimin e procesit të dialogut me Beogradin.

 Ai thotë se kreu i qeverisë e ka shmangur nga takimi që ka pasur me Vuçiç.

“Unë nuk kam qasje direkte të informatave. Unë i besoj skriptes edhe pozicionit të delegacionit atje, por mua më pamundëson informimi i saktë në qoftë unë nuk jam pjesë përbërëse e atij ekipi, pasi që përtej atij skripti ka çështje të tjera të cilat po ashtu janë shumë të rëndësishme. Çështje të tjera të cilat mund të konsiderohen finesa, por janë të rëndësishme për pozicionimin e secilit delegacion”, thotë ai.

Selimi thotë gjithashtu se përjashtimi i tij nga këto takime, e bën të pasigurt nëse në këto diskutime që zhvillohen në Bruksel po realizohet qëllimi i 17 shkurtit 2008, kur Kosova u shpall e pavarur.

“Mendoj që kjo diskrepancë në mes takimeve, mua nuk më jep siguri të mjaftueshme për t’i përmbushur tërë ato pjesë të puzzles së mozaikut.Të qenurit selektiv në takime nuk të jep brumë të mjaftueshëm për me marrë një qëndrim mirë të informuar”, theksoi Selimi. 

Ministri i Drejtësisë thotë se të gjitha partitë aleate në qeverisje duhet të kenë pjesëmarrje të barabartë në dialog.

Ai gjithashtu ka kritikuar emërimin e Skënder Hysenit si negociator të qeverisë për dialogun, duke theksuar se procesi po kthehet në teknik më shumë se politik, ndërsa është koha që Serbia ta njohë Kosovën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026