Ulja e infektimeve me COVID, bie interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar
Me rënien e infektimeve nga virusi COVID-19 në vendin tonë interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka rënë.
“E kam kaluar një herë. Mbaj edhe maskën, por e shikoj që nuk ka ndonjë gjë”, thotë një qytetare.
Një gjë e tillë reflektohet tek Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë ku gjatë një dite paraqiten 6-10 qytetarë për t’u vaksinuar, krahasuar me periudhën qershor-korrik ku numri i vaksinimeve ditore shkonte nga 30 deri në 40.
“Flasim për shtatorin ka pasur një rënie të interesit të vaksinimit, kjo ndodh për shkak që numri i pacientëve COVID është në rënie. Numri mesatar shkon 6-7 persona për Qendrën Shëndetësore ka raste që ka edhe 10-12, por që shikohet një rënie e interesit të vaksinimit”, thotë Emanuela Brama, vaksinatore.
Aktualisht në vendin tonë rezultojnë 509 qytetarë aktivë me virusin COVID-19. Ndërsa në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 5 pacientë. Që prej nisjes së pandemisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se kanë humbur jetën 3.589 qytetarë.
LEXONI GJITHASHTU:
48 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri
Rregullat e COVID në Kupën e Botës, Katari do kërkojë testet negative dhe maska
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni