Tradita e Festivalit të Sazeve, edicioni i 12-të mbahet në Leskovik
Ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Sazeve Popullore. Për herë të dytë radhazi ky event mbahet në Kolonjë, ku çeli siparin e saj në Leskovik.
Mjeshtrit e muzikës popullorë vlerësojnë vazhdimësinë e këtij aktiviteti, i cili përcjell traditën e kulturën e krahinave të ndryshme shqiptare.
“Ne kemi ardhur te performojmë live në këtë natë të këndshme, pranuam ftesën me kënaqësi. Është hera e 4 që vijmë në qytetin e Leskovikut dhe ne qe jemi brezi i ri duhet të mbajmë gjallë traditën dhe këto duhet ti shfaqim tek brezat e rinj, normale ti trashëgojmë artin, kulturën e tabanin popullor,” – u shpreh Ervis Rrapaj, klarinetist.
“E kam vlerësuar deri sa unë marr pjesë si anëtar jurie. Do të shpalosi arritje të Sazeve, rreth 15 në këtë skenë e mendoj do ketë prurje të bukura. Instrumentista virtuoze janë të kalibri që na bën ne te jemi te emocionuar për ti ndjekur e vlerësuar,” – u shpreh klarinetisti tjetër Fatos Qerimi.
Për organizatorin e festivalit ky është tubimi me i madh i mjeshtërve të sazeve ndërkohë që ne fund do të ketë dhe çmime për grupet pjesëmarrëse.
“Është tubimi me i madh që interpretojnë saze, ne kemi edicionin e 12 në Leskovik dhe Ersekë. Kemi kënaqësi të kemi 15 grupe pjesëmarrëse, juri me emra të rëndësishëm siç është Fatos Qerimi dhe Bajram Lapi dhe Evngjeni Culi, të cilët do të vlerësojnë grupet në këto 3 netë. Do ketë çmime për grupet pjesëmarrëse,” – organizatori Niko Kotherja.
Kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai tregon se janë të tilla ngjarje kulturore që gjallërojnë qytetet” e fjetura ”
Grupet e para të Sazeve në Shqipëri kanë lindur para viteve 1900, duke u bërë kështu një nga vlerat më të veçanta kulturore të vendit tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta