Hong Kong, hyn në fuqi ligji kinez; pranga manjatit të medias
Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai është arrestuar nga policia nën dyshimin e pleksjes me forca të huaja.
Bëhet fjalë për arrestimin e parë VIP që bëhet në kuadër të ligjit të ri kombëtar mbi sigurinë, të miratuar nga Pekini e që përfshin ish-koloninë britanike.
Lai ka qenë një nga aktivistët më të spikatur pro-demokracisë në rajonin autonom kinez dhe njëkohësisht një kritik i theksuar i Pekinit, që imponoi ligjin e ri më 30 qershor, duke marrë kritika të shumta nga vendet perëndimore.
Ligji i ri mbi sigurinë ndëshkon çdo gjë që Kina konsideron rrezik për përmbysje të regjimit të saj, ndikim në shkëputjen e Hong Kongut, apo bashkëpunim me forcat e huaja; krime këto që shoqërohen me burgime të përjetshme.
Kritikët thonë se ligji do të dëmtojë liritë në qytetin gjysmë autonom, ndërsa mbështetësit e tij deklarojnë se ai do të sjellë stabilitet pas protestave të tejzgjatura të vitit të kaluar.
Ndërkohë, policia kineze nuk ka bërë ende një koment mbi arrestimin.
Jimmy Lai ishte arrestuar edhe më herët gjatë vitit, së bashku me aktivistë të tjerë, për lidhje me protestat pro-demokracisë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës