Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

2 Tetor 2022 | 10:22

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin.

BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike të rajonit dhe po kaq është parashikimi edhe për ekonominë shqiptare. Mali i Zi dhe Kosova parashikohen me rritjen më të lartë me 4.7 dhe 4 për qind.

Poshtë Shqipërisë janë Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, me 2.3 për qind. Që të dyja këto vende janë më të ekspozuara sa i përket krizës së energjisë dhe të kërcënuara nga destabiliteti politik. Shqipërinë nga ana tjetër po e penalizon ngadalësimi i aktivitetit të ndërtimit dhe atij të industrisë.  Ndërtimi ishte njëri nga sektorët që mbajtën ekonominë gjatë dy viteve të pandemisë. Por, të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë rënie të aktivitetit ekonomik, pas bumit në kuadër të procesit të rindërtimit dhe rekordit të lejeve të dhëna gjatë vitit 2021.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërtimi dhe industria ranë me 0.5 për qind, ndërsa rritja e përgjithshme ekonomike për këtë periudhë ishte vetëm 2.3 për qind, 0.7 për qind më pak se parashikimi i BERZH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026