Në Spitalin e Pejës po trajtohen 73 pacientë me COVID-19, 15 në gjendje të rëndë

11 Gusht 2020 | 09:05

Pandemia e Covid-19 po shkakton pasoja të mëdha socio-ekonomike në Kosovë. Kjo situatë e vështirë faktohet nga numri i rasteve të reja ditore, por edhe nga numri i viktimave.

Në Spitalin e Pejës po marrin trajtim 73 pacientë, ku 46 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 15 pacientë janë në gjendje të rëndë. Pjesa tjetër e pacientëve raportohet se janë në gjendje më të qëndrueshme.

Lajmi u konfirmua nga vetë Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. 

 “Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë nga personeli i spitalit, me COVID-19 janë infektuar 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësor.

Ditën e djeshme në Kosovë janë shënuar 14 raste vdekjesh nga COVID-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 341.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026