Hakerat marrin edhe MEMEX? Sulmi kibernetik prek serverin e të dhënave operative
1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës në platformën e komunikimit Telegram.
Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar titullohen listat e publikuara nga hakerat Iranian.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
Në publikimet e radhës të “Homeland justice” nuk jepen detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat në fjalë por besohet se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.
Sistemi kompleks mbledh e përpunon informacion kriminal dhe lidhjet e personave të skeduar ose dyshuar për ngjarje ose veprimtari kriminale.
MEMEX gjithashtu ndërvepron me sistemet e tjera që operon policia si ai TIMS i cili u sulmua më herët nga hakerat iranianë.
]Në një reagim policia e shtetit ka mohuar që të dhënat të jenë nga sistemi MEMEX duke insistuar që nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen e kanë të bëjnë me punën policore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta