Kërkimi për të zhdukurit në Bejrut, 800 efektivë nga 20 vende të botës

12 Gusht 2020 | 07:46

Shumë vende evropiane kanë dërguar ekipet e tyre për të ndihmuar në kërkimin e personave të humbur në Bejrut. Të paktën 60 persona konsiderohen të zhdukur nga shpërthimi i një jave më parë.

Aktualisht në kryeqytetin libanez ndodhen 800 efektivë nga 20 vende, përfshirë një brigadë italiane zjarrfikësish.

“Përhapja e gazit helmues është zhvendosur nga zona përreth portit. Ajo që mund të bëjmë tani është të gjejmë pikat ku lëndët kimike ishin depozituar dhe të mbështesim autoritetet libaneze dhe ekipet e tjera të huaja, për t’u siguruar që po punojnë në një ambient të sigurt dhe njëkohësisht t’u rekomandojmë atyre të mbajnë pajisje mbrojtëse”, tha Stefania Fiore, shefe e misionit italian:

Në ujërat përreth portit, kërkimet po i udhëheq marina libaneze.

Ata shprehen të vendosur të gjejnë këdo që konsiderohet i humbur, pasi familjet presin lajmin për gjetjen e njerëzve të tyre.

Ndërkohë, Programi Botëror për Ushqimin po dërgon mbi 17 mijë tonelata metrike grurë, që do të sigurojnë bukë për të paktën 20 ditë për qytetin. UNICEF po ofron mbështetje shëndetësore dhe këshilluese. Gjithçka vjen pas shkatërrimit të depove me grurë në port, në një vend që bazohet gjerësisht tek importet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026