“Euronews Albania do ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës” – Michael Peters
Jam shumë krenar që Euronews Albania, franchise ynë i parë ka nisur transmetimin. Kjo është një ditë e madhe për Euronews. Me Euronews Albania, Euronews Group, është më afër përmbushjes së ambicies sonë strategjike për tu bërë lideri mediatik “glokal” në botë.
Pra, kjo do të thotë se ne kërkojmë të ofrojmë përmbajtje globale që përmbush pritshmëritë e audiencave tona vendase.
Ne e bëjmë tashmë në Euronews me 12 edicione në gjuhë të ndryshme dhe do të shkojmë një hap më tej sot me lançimin e Euronews Albania.
Emri i Euronews njihet në Evropë dhe përtej, si një garanci për lajme të paanshme dhe gazetari të pavarur. Kam besim se Euronews Albania do të sjellë të njëjtat vlera tek audienca shqipfolëse.
Jam i sigurt se shumë shpejt do të njihemi për cilësinë dhe ndikimin e kësaj gazetarie. Duke ndarë këto vlera, Euronews Albania do të sjellë një zë të ri, të domosdoshëm në rajon.
Por ajo që ne po bëjmë këtu është në fakt më e madhe. Ne po ndërtojmë një urë dhe ashtu sikurse çdo urë, janë dy anë kalimi. Në këtë mënyrë do ta sjellim Evropën më pranë Shqipërisë, sikurse do të ndodhë dhe e anasjellta.
Këto projekte do të sjellin më tepër Shqipëri në Evropë. Falë bashkëpunimit tonë këtu, me ekzistencën e kësaj redaksie të fuqishme në vendin tuaj, Euronews do të mund t’i flasë botës më mirë për Shqipërinë, duke e vendosur kështu vendin tuaj në qendër të agjendës ndërkombëtare.
Pra, në këtë çast të veçantë lançimi, është nder për mua t’i them ekipit të Euronews Albania: Mirëseerdhët në familjen e Euronews!
Ne do të vazhdojmë të mbështesim miqtë tanë shqiptarë, ashtu sikurse kemi bërë për shumë muaj tashmë, duke vazhduar të punojmë së bashku, në mënyrë që Euronews Albania të mund të gëzojë të njëjtin nivel njohjeje që gëzon sot Euronews në mbarë botën.
Michael Peters është Drejtor i Përgjithshëm i Euronews Group
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta