Ministrja gjermane: Këtë vit do liberalizohen vizat me Kosovën

5 Tetor 2022 | 10:03

Këtë vit do të liberalizohen vizat për Kosovën.

Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Luhrmann, duke shtuar se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë para Vitit të Ri.

Ndërkohë, presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka njoftuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të diskutohet më 13 tetor.

Aktualisht nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, në atë që njihet si zona Shengen.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026