Dështon kalimi në Kuvend i projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së në Kosovë

13 Gusht 2020 | 10:27

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Nga 68 deputetë të pranishëm në seancë, vetëm 36 morën pjesë në votim, ku 35 prej tyre  votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Por, mospjesëmarrja e 32 deputetëve tjerë në këtë votim, kthen pas këtë projektligj, me mundësinë e rikthimit në votim në ndonjë seancë tjetër.

Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së u mbështet nga deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, ndërsa deputetët Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim.

Disa nene të këtij projektligji u kritikuan nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të shqetësimeve lidhur me mundësinë e cenimit të lirisë së shprehjes.

Mbrëmë, në një intervistë dhënë televizionit publik në Kosovë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i kërkoi Partisë Demokratike që të tërheqë këtë projektligj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026