Kush është Kamala Harris, kandidatja për zv.presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA
Kamala Harris, e bija e dy emigrantëve nga Xhamajka dhe India, të cilët ishin aktivistë të lëvizjes për të drejtat e afro-amerikanëve në vitet 60-të, u bë të mërkurën gruaja e parë me ngjyrë që kandidon për zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u zgjodh për këtë post nga Joe Biden, garuesi për president përballë Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.
Harris u lind më 20 tetor 1964 në Oakland, të Kalifornisë dhe u rrit me trashëgiminë indiane, por njëkohësisht duke përqafuar origjinën e saj nga Xhamajka.
I ati i saj Donald Harris një profesor ekonomie në Universitetin Stanford, dhe e ëma Shiamala Gopalan një kërkuese shkencore dhe njëkohësisht një aktiviste për të drejtat e njeriut u bënë bashkë në vitet 60-të, në lëvizjet për të drejtat e afro-amerikane.
Harris kujton se e ëma e ka frymëzuar vazhdimisht duke i thënë “mos rri duke u ankuar, por bëj diçka”. Kjo shprehje sipas kandidates për zëvendëspresidente e ka lidhur atë me aktivizmin.
Emrin Kamala e ka marrë nga e ëma për të kujtuar gjithnjë rrënjët indiane dhe nënkupton “lotusin” dhe perëndeshën hindu Lakshmi duke u lidhur me fuqizimin e grave.
Në daljet e saj publike, Harris përmend vazhdimisht krenarinë për origjinën e identitetit të saj, por njëkohësisht e përshkruan veten si “amerikane”.
Znj. Harris ka ndjekur kolegjin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Howard University, për Shkenca Politike dhe Ekonomik, kolegj që historikisht njihet si një universitet i populluar nga afro-amerikanet, një eksperiencë për të cilën ajo thotë që ka ndikuar mjaft pozitivisht në formësimin e saj sidomos në karrierën e saj politike.
Në vitin 2003, asaj iu besua posti i kryeprokurores në distriktin e San Franciskos në 2003, përpara se të zgjidhej si gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu si kryeprokurorja e përgjithshme të Kalifornisë. Ajo hyri në botën e politikës në vitin 2016, në garën për senatore ku doli fituese ndaj garuesëve me më shumë eksperiencë.
Në qershor të vitit 2019, gjatë një forumi në Universitetin e Nevadës, në Las Vegas ajo u shpreh pro reformave gjithëpërfshirëse të emigracionit, për të lehtësuar bashkimin familjar në SHBA.
Pavarësisht se nuk ka një karrierë shumë të gjatë në politikë, Kamelia Harris do të jetë bashkëgaruesja e ish-zëvendëspresidentit Biden për një prej posteve më të fuqishme në politikën globale.
Senatorja Harris, konsiderohet një figurë e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme kundër Trump, pasi votat e njerëzve me ngjyrë në SHBA pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e fituesit.
Motoja e saj vjen nga e ëma: “Ti mund të jesh e para, por sigurohu mos të jesh e fundit!” dhe lidhet me vazhdimësinë në përpjekjet për të ndryshuar politikat dhe nxitjen për aktivizëm.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit