U sekuestruan rreth 3.5 milionë euro pasuri, akuzat mbi 3 vëllezërit në Elbasan

6 Tetor 2022 | 09:53

Rreth 3.5 milionë euro ishte pasuria që iu sekuestrua 3 vëllezërve në Elbasan.

Policia dyshon se Albert Topuzi ka ndërtuar pasurinë e tij mbi veprimtari kriminale.

Bashkim dhe Gent Topuzi, dy vëllezërit e tjerë janë nën hetim, bashkë me familjarët për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Pasuritë e sekuestruara:

1.​Pasuria nr.22/25 truall + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2.​Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

3.​Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4.​Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

5.​Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

6.​Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2,  kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7.​Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.​Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9.​Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

10.​Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T;

11.​Automjeti me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026