Çuçi interpelancë për kriminalitetin: T’ia lëmë matematikës, ulëm numrin e vrasjeve
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Çuçi foli me shifra për të treguar se, siç tha, falë punës së policisë së shtetit, kriminaliteti në vend ka ardhur në rënie.
“Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95; në 2008 ishin 88 vrasje me dashje me 93 viktima; në 2011 kishte 124 vrasje me dashje me 142 viktima; në 2013, 107 vrasje me dashje dhe 124 numër viktimash. Ndërsa në 2014-2018 nis një rënie e numrit të vrasjeve, deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Janë statistika, jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani: 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 me 126 dhe tani kemi 61, pra më shumë se përgjysmuar”, tha Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta