COVID-19, Komisioni Europian përmbyll bisedimet për të siguruar vaksinën e ardhshme
Komisioni Europian ka përmbyllur sot bisedimet hulumtuese me kompaninë Johnson & Johnson për të blerë një vaksinë të mundshme kundër COVID-19. Kjo vjen pas hapave të parë pozitivë me Sanofi-GSK më 31 korrik.
Sipas kontratës së parashikuar me Johnson & Johnson, shtetet e BE do të kenë mundësi të blejnë vaksinën si dhe donacionin e saj për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Parashikohet se në momentin kur të zbulohet një vaksinë e sigurt dhe efikase kundër COVID-19, Komisionit do të ketë kornizat kontraktuale të duhura për të blerjen e 200 milionë dozave të para për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, si dhe blerjen e 200 milionë të tjerave.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se “jeta e qytetarëve dhe ekonomia jonë kanë nevojë për një vaksinë të sigurt kundër coronavirusit”, teksa konfirmoi se bisedimet e ditës së sotme shënojnë një hap më pranë arritjes së këtij zotimi.
Talks with Johnson & Johnson to secure 200m doses of a future vaccine for coronavirus, w. possibility of a further 200m, advance well.
Another important step to securing European access to high quality & affordable vaccines https://t.co/SCtCIjGU6r pic.twitter.com/967WV6t6Jc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 13, 2020
Ndërsa Stella Kyriakides, Komisionerja për Sigurinë e Shëndetit dhe Ushqimit, tha se “një vaksinë e sigurt dhe efektive do të kontribuojë drejt mbrojtjes së qytetarëve ndaj virusit”, duke shtuar se unioni do i qëndrojë pranë vendeve anëtare “deri në momentin kur vaksina të ketë mbërritur pranë të gjithëve”.
Bisedimet hulumtuese të ditës së sotme synojnë të arrijnë në një marrëveshje për parapagesën e vaksinave, e financuar nga Instrumenti i Mbështetjes së Emergjenca, i cili ka fonde të dedikuar për krijimin e vaksinave të ndryshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet