Trafiku i emigrantëve, rihapja e kufijve në Ballkan rikthen lëvizjet
Me hapjen e kufijve pas bllokadës, në Hungari dhe në Ballkan nuk ka lulëzuar vetëm turizmi, por edhe emigracioni ilegal.
Qeveria hungareze deklaron se, që nga fillimi i vitit e deri në korrik janë kapur rreth 200 trafikantë qëniesh njerëzore, shumë më tepër se në të gjithë 2019-n.
Sipas kolonelit Zoltan Boross, kohët e fundit nuk ka pasur vetëm refugjatë sirianë, afganë, ukrainas e rumunë, por edhe shumë hungarezë.
“Pas 21 majit, kur ushtria serbe hapi kampet e refugjatëve, të mbyllur për shkak të koronavirusit, emigracioni nga Rumania dhe Serbia është rritur ndjeshëm”, thotë Boross.
Në fund të korrikut, 29 emigrantë ilegalë u gjetën në një minibus në lokalitetin Totkomlos. Shoferi rumun u arrestua me njëherë. Pak ditë më vonë, 2 qytetarë hungarezë u përpoqën të trafikonin 9 emigrantë nga Lindja e Mesme. Më pas, autoritetet zbuluan 21 persona të fshehur në 2 kamionë me targa turke.
Sipas zyrtarit të policisë hungareze, dëshpërimi i emigrantëve është lajm i mirë për trafikantët. Kjo, pasi nëse rreziku për t’u kapur është më i lartë, ata mund të kërkojnë më shumë para.
“Në ditët e sotme, një kalim nga Serbia në Austri kushton nga 3.500 në 4 mijë euro ose dollarë, ndaj është një biznes i mirë”, saktëson oficeri Boross.
Me paratë e fituara, trafikantët blejnë dronë, telefonë satelitorë dhe paguajnë vëzhgues në pikat kyçe të kufirit. Më e rëndësishmja për ta tani është të çojnë njerëzit në Perëndim përpara valës së dytë të COVID.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet