Shënohen 8 viktima në Serbi nga ethet e Nilit, 202 të tjerë të infektuar
Deri më tani në Serbi janë prekur 202 persona nga ethet e Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga mushkonjat.
Ndërkohë, 8 persona të tjerë kanë vdekur për shkak të komplikimeve të sëmundjes. Më së shumti infektimet janë raportuar në territorin e Beogradit (85), pasuar nga rrethi Sumadija (29), Juznobanatski (21), Juznobacka (16), njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi.
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje sezonale.
Ethet e Nilit Perëndimor kanë qenë të pranishme në zona të caktuara të Evropës që nga vitet 1960 dhe raste sporadike në popullatën njerëzore janë regjistruar në disa vende të Evropës Lindore dhe Jugore gjatë 15 viteve të fundit.
Gjatë 2022, në vendet e Bashkimit Evropian u raportuan gjithsej 851 raste të etheve të Nilit Perëndimor në popullatën njerëzore, nga të cilat 536 në Itali, 231 në Greqi, 43 në Rumani, 14 në Hungari, Kroacia 8, Gjermania 8, Austria 6, Spanja 4 dhe Sllovakia 1.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur