Forcat RENEA aksion blic në Shijak për kapjen e personave në kërkim

7 Tetor 2022 | 12:03

Gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në zonën e Shijakut për kapjen e personave me precedent penalë.

Nuk dihet ende nëse ka pasur arrestime apo shoqërime të personave.

Policia e Shtetit është në kërkim edhe të Ervis Martinajt, pasi që prej 9 gushtit nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij.

Inskenim apo rrëmbim? 

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.

Prokuroria është e fokusuar edhe në qytetet ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj, aty ku është parë, apo dhe ka pasur informacion që ai ka qenë.

I pari qytet ku dyshohet se mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj është Durrësi, për shkak të një videoje që qarkullon prej datës 6 gusht, ku Martinaj është parë në një hotel nën shoqërinë e një vajze dhe oficerit të policisë, Jeton Lami.

Për qytetin e Vlorës ka disa informacione operative që kanë mbërritur në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Kurbinit, se është parë në qytetin bregdetar.

Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026