Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare të Vërmicës që lidh Shqipërinë me Kosovën
Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vërmicë ka qenë më i ngarkuar, por që nuk ka pasur pritje të gjata. Dhjetëra vetura me qytetarë të Kosovës po prisnin në këtë pikë kufitare me Shqipërinë, raporton Kosova Press.
Dikush po merrte këtë rrugë për të kaluar disa ditë pushimi në vendin tonë, e disa të tjerë për çështje pune. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dalë 13275 persona, ndërsa kanë hyrë 7702.
Policia thekson se numri i automjeteve të regjistruara, të cilat kanë dalë nga Kosova, ka qenë më i madh sesa i atyre që kanë hyrë në vend.
“Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dalë nga RKS, nëpërmes PKK Vërmicë me datë 14.08.2020 janë: totali i kontrolluar i automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa, totali i kontrolluar i pasagjerëve (personave) në hyrje na qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, thuhej në shkresën e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës situata paraqitet tepër e rëndë. Prej katër ditësh, shumë qytetarë kanë mbeturnë radhë duke pritur për të kaluar drejt Greqisë.
Autoritetet shtetërore kanë thënë se po punojnë për zgjidhjen e situatës, ndërsa qytetarët kanë shprehur revoltë dhe kanë hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare, e cila sipas tyre i ka lënë në mëshirë të fatit.
Për të kaluar drejt Greqisë, qytetarëve shqiptarë u duhet me patjetër kryerja e testit dhe përgjigjja negative për Covid-19.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta