Nata kolonjare në Prishtinë, Albin Kurti i surprizuar: Së shpejti vizitoj Kolonjën

7 Tetor 2022 | 18:31

Nata Kolonjare është mbajtur në Prishtinë, ku ka bërë bashkë me dhjetëra personalitete të ndryshme të botës së politikës, artit, kulturës dhe jo vetëm.

Te pranishmit në eveniment kanë marrë shijen e Kolonjës përmes ushqimeve tradicionale, veshjeve karakteristike, muzikës popullore dhe prezantimit të vendeve turistike që zona mbart.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi që ishte surprizuar nga aktiviteti dhe se shumë shpejt do vizitojë zonën e Kolonjës.

“Më pëlqyen shumë fotografitë e Dhimitër Vangjelit, Marubit të dytë, më pëlqeu fjalimi i kryetarit të bashkisë Erion Isai, dhe me shijoi secila nga 7 pjatat e mbrëmjes. Mbi të gjitha me pëlqen shume historia, kultura e Kolonjës ndaj e do e vizitoj atje sa më shpejt që të mundem”- tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Qëllimi eventit ishte prezantimi i Kolonjës si një zonë turistike me shumë potencial për thithjen e pushuesve nga Kosova dhe jo vetëm.

“Nuk mund të ndaj atë që më ka pëlqyer se është vërtet një event i mirë, uroj të vazhdohet me këtë traditë nga ambasada e Shqipërisë dhe komuna e Kolonjës, që është shembull i veçantë për bukuritë që ka bota shqiptare, dhe ajo që mund të quhet e veçanta është menuja. Unë them se nga Prishtina e Prizreni duhet të kthehet për të mirë në Kolonjë. Do vij javën e ardhshme “- u shpreh Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës.

“Po kaloj një kohë fantastike, ushqim i shijshëm, muzika shumë e bukur, kërcimet e mahnitshme. S’di të të them çfarë pëlqej me tepër se janë të gjitha të mira “- theksoi Jeffrey M. Hovenier, ambasador i USA në Kosovë

Këto nisma shërbejnë edhe për përafrimin dhe bashkimin e dy shteteve shqipfolëse.

” Përtej ushqimit me pëlqeu afrimi, lidhja shpirtërore që na mungon Shqipëri-Kosove që na mungon. Takimi i përzemërt me shume njerëz, me kundërshtarë politikë, u takuam e u përshëndetëm këtu, është e jashtëzakonshme”- deklaroi Milaim Zeka.

Mbi 200 të ftuar patën mundësinë të ndiejnë Kolonjën më afër edhe pse ishin në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026