OKB cakton raportues për Rusinë, do monitorojë respektimin e të drejtave të njeriut
Këshilli për të drejtat e njeriut në OKB ka votuar për caktimin e një raportuesi mbi rastet e abuzimeve në Rusi.
Është hera e parë që një raportues i posaçëm caktohet për të mbikëqyrur respektimin e të drejtave të njeriut në një vend anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
“Për vite me radhë kemi qenë dëshmitarë të një përkeqësimi të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në Rusi, trend që është intensifikuar në muajt e fundit. Ligjet e ashpra kundër mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare, sanksionet për këdo që vë në dyshim qeverinë dhe arrestimet e protestuesve janë disa nga shembujt e represionit sistematik”, u shpreh Mirk Bichler, ambasador i Luksemburgut në UNHCR.
Që kur Rusia sulmoi Ukrainën, mijëra persona janë arrestuar pse kanë protestuar kundër luftës dhe mobilizimit të fundit ushtarak.
Votimi në OKB erdhi pak pasi grupi rus për të drejtat e njeriut, “Memorial”, u bë pjesë e fituesve të Çmimit Nobel për Paqen.
Ambasadori rus në Gjenevë e cilësoi votimin një dokument “të neveritshëm”, që synon rritjen e presionit ndaj vendit të tij.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë