Marijuanë në formë çokollatë në kovë me bulmet, kapen nga policia
Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka bllokuar një sasi prej 26 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në formë çokollate, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre të rinj me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, prangosën në flagrancë dy shoferët e një autobusi si dhe menaxhierin.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë, ku rezultoi se sasia prej 26 kg marijuanë ishte fshehur në një autobus të linjës Durrës-Itali.
Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje