Në 6 muaj, 1 në 9 gra të ekzaminuara në Shkodër rezulton me kancer
Një nga 9 personat që paraqiten në spitalin rajonal të Shkodrës për të kryer ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit rezulton i prekur nga ky i fundit.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Shkodër ndërsa vijon të vihet theksi tek problematika e numrit të pakët të personave të cilët paraqiten për të kryer ekzaminime.
“Gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë kryer rreth 723 mamografi ku 79 kanë rezultuar pozitive. Është një shifër relativisht e madhe. Është një shifër që na bën të reflektojmë më tepër dhe është një thirrje akoma më shumë për gratë që të mos e hezitojnë dhe të mos e vonojnë këtë ekzaminim”, u shpreh Suida Kuka, drejtuese e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor.
Mjekët onkologë tregojnë se sa më shumë shtohen rastet e ekzaminimeve, aq më shumë shtohen rastet pozitive, veçanërisht tek mosha e mesme.
“Ajo që vëmë re fatkeqësisht është që ka një trend rritjeje të numrit të rasteve të diagnostikuara me kancer gjiri dhe për më tepër fatkeqësisht janë moshat e reja nga 45-50 vjeç që po i evidentojmë si të prekur nga kanceri i gjirit”, thotë Kleva Qeraj.
Neglizhenca, por edhe frika janë dy faktorë që kanë ndikuar negativisht tek gratë në përhapjen e kësaj sëmundje.
“Në pjesën më të madhe të rasteve diagnostikohen në stadin e tretë. Fatkeqësisht dhe disa në stadin e katërt pasi në disa raste femrat i neglizhojnë edhe simptomat ose stigmatizohen pak apo kanë frikë të paraqiten pranë mjekut”, shprehet më tej mjekja.
Sensibilizmi ndaj kancerit të gjirit është hapi i parë që duhet të ndërmarrin gratë.
“Vetekzaminimi i gjirit është shumë i rëndësishëm. Kontrollet periodike në gratë që janë në mosha të reja është e rëndësishme që të paktën një herë në vit të bëjnë një eko gjiri dhe një vizitë pranë mjekut specialist”, u shpreh më tej mjekja.
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta