Shitën tonelata tunxh nga Poliçani, nën hetim ish-drejtori dhe 5 punonjës së uzinës
Krimi ekonomik në Berat ka nisur një hetim ndaj 6 ish-zyrtarëve të uzinës së municioneve të Poliçanit.
Nën hetim janë ish-drejtori Erion Zylyftari, shefja e financës, dy magazinierë, dispeçeri dhe sekretarja, të cilët dyshohet se kanë shitur mbi 50 ton tunxh dhe kanë përfituar shuma të mëdha parash.
Bëhet fjalë për periudhën 2017-2020.
Pas mbylljes së uzinës dhe funksioneve të saj për prodhim e demontim armësh, kryetari i Bashkisë së Beratit propozoi që kjo uzinë të kthehej në një qendër muzeale për vizitorët e turistët. U bë një audit për të parë se çfarë kishte mbetur në uzinë dhe nga ky audit doli se mungonin mbi 50 tonë tunxh. Auditi i kaloi Krimit Ekonomik të Beratit që nisi hetimet në janar të këtij viti.
Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit dhe 6 ish-zyrtarët që akuzohen për shpërdorim detyre.
Vlera e tunxhit të shitur me çmimet e tregut sot kap shifrën e 20 milionë lekëve, me të cilat mund të ishin paguar një pjesë e pagave të 100 ish-punonjës të uzinës, që pavarësisht protestave të vazhdueshme, nuk kanë marrë ende rrogat e 4 viteve punë për periudhën 2016-2020.
Detyrimet ndaj tyre, nëse përllogariten me pagën 30 mijë lekë në muaj, përllogariten në rreth 140 milionë lekëve.
Kombinati mekanik i Poliçanit, ose uzina e municioneve, zhvillonte aktivitetin industrial pjesërisht në fushë hapur dhe pjesërisht në tunele për arsye sigurie dhe sekreti. Uzina përbëhej nga disa zona ku prodhoheshin dhe montoheshin armë.
Gjithë zonat e Poliçanit dhe fshatrat përreth punonin në këtë uzinë. Shumë punëtorë merrnin edhe fëmijët me vete dhe gjatë kohës që punonin i linin në një anë të godinës së uzinës, e cila shërbente si kopsht.
Punëtorët nuk mund të kalonin nga një zonë e uzinës në një tjetër, përveçse me autorizim nga ministria. Sot uzina është jashtë funksionit, ndërsa ka shumë interes për t’u vizituar nga turistët
Në gusht, policia arrestoi 4 turistë çekë që u kapën duke fotografuar në tunelet e uzinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset