Maks Vershtapen fiton garën në Japoni, holandezi shumë pranë titullit kampion

9 Tetor 2022 | 10:17

Piloti i Red Bull, Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.

Gara, e cila u karakterizua nga reshjet e shiut, nisi me vonesë dhe për shkak të kohës së kufizuar, pilotët garuan më pak se një orë.

Kjo do të thotë që ata të cilët përfunduan në zonën e pikëve, do të marrin gjysmën e tyre.

Ndaj, Vershtapen nuk u shpall sot kampion bote, por mbetet çështje kohe, pasi ka vetëm 4 gara të mbetura në këtë sezon.

Monegasku Çarls Leklerk përfundoi i dyti në pistën e Suzukës, ndërsa iloti tjetër i Red Bull, Serxho Perez plotësoi podiumin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026

Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka bërë thirrje që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të largohet nga detyra, duke pretenduar se organizmi botëror i...
17:52 | 21/07/2026

Presidenti i CONMEBOL: Kupa e Botës 2030 do të jetë një turne me 64 ekipe

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez, ka thënë në rrjetet sociale se Kupa e Botës 2030 do të jetë një “turne me 64 ekipe”. “Në vitin...
17:46 | 21/07/2026