Të droguar në timon, 64 raste në më pak se 8 muaj

9 Tetor 2022 | 15:52

Në më pak se 8 muaj, në Tiranë policia rrugore ka konstatuar 64 raste të drejtimit të mjetit nën efektin e drogës. Shumica e shoferëve të arrestuar, kanë konsumuar kanabis.

Polica rrugore e Tiranës nisi të aplikojë testet e shpejta të drogës për shoferët në muajin prill të këtij viti.

Përmes pajisjes inteligjente të certifikuar ‘aquilascan’, drejtuesit e mjeteve testohen në më pak se 2 minuta, nëse kanë konsumuar lëndë narkotike.

Në më pak se 8 muaj rezulton se janë konstatuar 64 raste të shoferëve nën efektin e drograve.

E thënë ndryshe pothuajse 1 shofer në 3 ditë, arrestohet në kryeqytet për përdorim narkotikësh gjatë drejtimit të mjetit.

Shumica e rasteve kanë rezultuar me përdorim kanabisi, pasuar nga kokaina.

Nuk kanë munguar as rastet e drogave sintetike ndërsa grupmosha e shoferëve të ndaluar për përdorim droge, në masën dërrmuese varion nga 25 deri 35 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026