Hakërohet live televizioni iranian, në imazhe shfaqet lideri suprem në flakë
Kur flitet për sulme kiberentike të ndërmarrë nga Irani, duket se edhe ky i fundit bie në kurthin e hakerave.
Televizioni shtetëror i Iranit u hakerua teksa ishte në transmetim live me një buletin lajmesh.
Transmetimi u ndërprerë për pak sekonda në shenjë proteste kundër liderit të vendit.
Një maskë u shfaq në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. U shfaqën, fotot e Mahsa Amini dhe tre grave të tjera të vrarë në protestat e fundit.
Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”, ndërsa një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat”.
Grupi që ndërmori këtë hap e quan veten “Adalat Ali”, ose Drejtësia e Aliut.
Ngjarja vjen pasi të paktën tre persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë.
Trazirat kanë shpërthyer në vend pas vdekjes së Mahsa Amini e cila u burgos sepse nuk kishte veshur siç duhet hixhabin.
Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash jo vetën në qytetet iraniane por edhe në shumë shtete të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës