Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e punonjësve të Policisë së Shtetit
Homeland Justice vijon me publikimin e listave te tjera, ku këtë herë mësa duket në shënjestër të hakerave iranianë janë punonjës të Policisë së Shtetit.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se janë publikuar 4 lista me nga 300 emra, foto dhe të dhëna personale që i përkasin personave që kanë qenë ose janë pjesë e policisë së shtetit.
“Mbase këta këtu janë objektivat e radhës”, me këtë titull janë publikuar sot të dhënat e Homeland Justice, në platformën e komunikimit Telegram.
Vetëm 6 ditë më parë 1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” në platformën e komunikimit Telegram.
Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar titulloheshin listat e publikuara nga hakerat Iranian.
Bëhej fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS. Megjithatë nuk jepeshin detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat por dyshohej se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.
Në një reagim policia e shtetit mohoi që të dhënat të jenë nga sistemi MEMEX duke insistuar që nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen e kanë të bëjnë me punën policore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia: S’është prekur MEMEX, të dhënat e publikuara s’kanë lidhje me databazën
- Hakerat godasin sistemin Memex, Kikia: Cënim i sigurisë, dëm shumë i madh
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta