Kapet kontejneri me 110 kg kokainë në një anije në Catania

9 Tetor 2022 | 22:28

Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër janë kapur në portin e Katanias, ditën e sotme.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se droga, e ndarë në 96 blloqe, gjendej në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori, mbërriti në bordin e një anije me motor ardhur nga Amerika e Jugut.

Doganierët dhe ushtarakët e Fiamme Gialle vunë re se një kontenier kishte një saldim të parregullt në çati dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.

Pas aksionit të Guardia di Finanza të komandës provinciale të Katanias, më shumë se 110 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro, iu nënshtrua sekuestrimit.

Më pas, droga u analizua edhe nga laboratori kimik ADM Catania, i cili gjeti një përqindje shumë të lartë pastërtie të barabartë me 80%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026