Punonjësit të karburantit i digjet makina, u akuzua nga Deizi Arapi

10 Tetor 2022 | 09:13

Një automjet tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit Marsel Buqo, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin e Bilishtit.

Sipas burimeve, Buqo, një punonjës karburanti, është shtetasi i akuzuar nga Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj mjeti pak javë më parë.

Policia thotë se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit.

Pasi iu dogj makina disa javë më parë në Devoll, Deizi Arapika ka kërkuar ndihmën e shtetit, pasi sipas saj, ngjarja ka lidhje me një konflikt të vjetër me deputetin demoktat, Bledion Nallbati.

Arapi është shprehur se 4 vite më parë është konfliktuar me Nallbatin, kur drejtonte bashkinë e Devollit.

Ajo theksoi se konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026