Ministri Armend Zemaj jep rekomandime të reja për luftimin e pandemisë COVID-19
Ministria e Shëndetësisë është në proces të licencimit të institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve për COVID-19. Ministri Armend Zemaj ka bërë të ditur se nga 57 institucione të licencuara deri më tani, shumica prej tyre kanë filluar me testime serologjike,ndërsa dy institucione kanë marrë të drejtën edhe për testime molekulare apo PCR.
Në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin e pandemisë COVID-19, Zemaj ka thënë se disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria në funksion të menaxhimit dhe mbajtjes nën kontroll të gjendjes së COVID-19 kanë filluar të japin efektet e para.
“Ne duhet të vazhdojmë duke e shtuar dinamikën, me qëllim që masat në fuqi të mbahen e zbatohen edhe si rezultat numri të prekurve nga infeksioni të bie. Kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësorë për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni”, ka thënë Zemaj, raporton Kosova Press.
Me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandemi, ministri Zemaj ka rekomanduar disa masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ndër të tjera, masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen që të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes (sepse ajo vetë e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara që një numër të tavolinave t’i kufizojnë”, ka thënë Zemaj.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West