Flamurtari kampion në boks, incidente gjatë eventit, 3 skuadra braktisin garën
Flamurtari ka triumfuar në kampionatin kombëtar të boksit për të rritur, të zhvilluar në Vlorë. Eventi sportiv zgjati për 3 ditë, ndërkohë që nuk munguan as incidentet.
Vlonjatët u renditën të parët, më pas Vllaznia dhe Apolonia. Boksieri më i mirë u shpall Krenar Zeneli, ndërsa ai më teknik Ani Haxhillari, të dy të Flamurtarit.
Skuadrat e Tiranës, Teutës dhe Studentit u tërhoqën nga gara, pasi patën dhe përplasje me gjyqtarët e takimit.
Një situatë e tillë u komentua dhe nga presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli.
Vendimi u cilësua I padrejtë dhe nga trajneri I Flamurtarit Gëzim Zeneli dhe ai I Vllaznisë Zef Gjoni.
Në ditën finale të eventit, disa prej ndeshjeve u fituan në tavolinë, megjithatë në fund 8 prej boksierëve të Flamurtarit u vlerësuan me medalje ari.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh