‘Mbështetje Ukrainës’, G7: Rusia, pasoja serioze nëse përdor armë të rrezikshme

11 Tetor 2022 | 20:19

Grupimi G7 ka paralajmëruar me “pasoja serioze” nëse Rusia përdor armë kimike, biologjike apo bërthamore në Ukrainë.

I mbledhur urgjentisht pas bombardimeve masive ruse ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, grupimi dënoi sulmet, përsëriti mbështetjen ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe dëgjoi me kujdes paralajmërimin e presidentit Volodymyr Zelensky.

“Ju falënderoj të gjithëve për ndihmën e ofruar. Është shumë domethënëse. Por lideri rus, që ndodhet në fazën e fundit të qeverisjes së tij, sërish përshkallëzoi situatën. Kjo përbën një kërcënim për të gjithë ne” , tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Zelensky akuzoi Rusinë se synon të përfshijë Bjellorusinë në luftë dhe i bëri thirrje G7-s që të përshpejtojë ndihmën ushtarake dhe të vendosë një mburojë ajrore kundër bombardimeve ruse.

Ndër të tjera, G7-a analizoi dhe dënoi aktet e sabotazhit ndaj infrastrukturave evropiane të energjisë.

E përballur me mbështetjen e grupimit për Ukrainën, Moska zyrtare paralajmëroi se pajisja e Kievit me armatime vetëm sa do të zgjasë vuajtjen e popullit ukrainas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026