Deklarata e Kim për gjyqësorin, gazetari: 3 çështjet ku mund të ndikojë politika
Gazetari Lavdrim Lita thotë se deklarata e ambasadores amerikane, Yuri Kim, në lidhje me përpjekjet për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët është shqetësuese.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se tre janë çështjet të cilat mund të ndikohen nga politikanët.
Ai përmendi rastin e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllakos, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të Partisë Demokratike për statutin.
“Mesazhet janë shqetësuese, sepse kemi vënë re që ambasadorja, në dy javët e fundit, ka përsëritur një togfjalësh, regres, në disa fusha dhe reforma në drejtësi. Është duke u minuar nga politika për arsye të ndryshme. Për mendimin tim janë tre çështje. E para është ndryshimi i masës së sigurisë për ish-deputetin Alqi Ballko për inceneratorin e Fierit.
Çështja e dytë është çështja e Saimir Tahirit, i cili ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit t’i njihet koha e paraburgimit. Nëse i njihet koha e paraburgimit, ai mund të lirohet shumë shpejt, sepse është dënuar gjithashtu për shpërdorim detyre, me 3.4 vite burg. Çështja e hapur, është çështja e Partisë Demokratike, e dy statuteve paralele që konkurrojnë në gjykatë. Yuri Kim, përmes informacioneve nga OPDAT dhe agjenci të tjera që veprojnë në Shqipëri, është alarmuar për ndikimin e personazheve politikë në këto çështje”, theksoi ai.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u shpreh se tanimë është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
Sipas saj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.
LEXONI GJITHASHTU
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran