Zhdukja e Ervis Martinajt, drejtori i Policisë Vlorë: Do mbështesim çdo aksion
Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Berberi është shprehur për mediat se Policia e Vlorës do të jetë në mbështetje të çdo aksioni për gjetjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
“Nuk është nën juridiksionin tonë, por do jemi në mbështetje të çdo aksioni të Policisë”, tha Berberi në një konferencë për mediat të mërkurën.
Sa i përket kontrolleve të fundit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vlorë për personat në kërkim dhe parcelat me kanabis, ai tha se do të vijojnë.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 40 ditësh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta