Amnistia fiskale, Erebara: Qeveria po përpiqet të fitojë betejën me propagandë
Gazetari Gjergj Erebara, është shprehur se të gjithë faktorët ndërkombëtarë, janë kundër amnistisë fiskale dhe sipas tij nuk është e lehtë për qeverinë që ta çojë në Kuvend një draft të tillë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Erebara shtoi se qeveria po këmbëngul në mënyrë propagandistike që të bëjë amnistinë fiskale, por që deri më tani nuk ka marrë asnjë hap konkret.
“Qeveria po këmbëngul në mënyrë propagandistike që do ta bëjë, por nuk ka marrë hapa. Diskutimi për amnistinë fiskale nisi në qershor, konsultimi është mbyllur me 7 korrik , normalisht që qeveria do ta kishte çuar draftin në parlament por deri më sot se ka çuar. Nuk pres që qeveria do ta çojë.
I gjithë faktori ndërkombëtar është kundër kësaj, përfshirë ambasadoren amerikane, FMN, kështu nuk është e lehtë për qeverinë të dalë kundër të gjithëve. Qeveria po përpiqet të fitojë betejën propagandistike duke këmbëngulur që do ta bëjë, por duket se është tërhequr dhe nuk do ta të bëjë.”- theksoi Erebara.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje