Kërcënon Lukashenko: Opozita do të përballet me akuza penale. Protesta në mbështetje të presidentit

20 Gusht 2020 | 06:58

Pas vendimit të liderëve të BE-së për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi dhe për të ndërmarrë shume shpejt sanksione, me qindra protestues mbushën rrugët e Minskut e jo vetëm, në mbështetje të presidentit Lukashenko, i cili po përballet me sfidën e tij më të madhe në 26 vite qeverisje.

Duke mbajtur në duar flamuj të Bjellorusisë, përkrahësit e Lukashenko brohorisnin emrin e tij. Disa prej tyre mbanin në duar pankarta ku lexohej: “Lukashenko ec më tej, njerëzit janë me ty”.

Pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushit ku Lukashenko siguroi 80 % të votave, protesta masive shpërthyen në vend duke i konsideruar zgjedhjet të manipuluara.

E ndërsa BE kërkon një tranzicion paqësor në Bjellorusi, presidenti Lukashenko paralajmëron se do të ndërmarrë hapa të rinj të ashpër kundër demonstruesve që sfidojnë zgjatjen e sundimit të tij 26-vjeçar dhe akuzoi Perëndimin për nxitje të trazirave ndërsa kërkoi të konsolidojë kontrollin e tij të pushtetit.

Lukashenko paralajmëroi se aktivistët e opozitës që krijuan një këshill për të negociuar një tranzicion dhe zgjedhje të reja mund të përballen me akuza penale.

Ai urdhëroi agjencitë e sigurisë të rivendosin rendin në rrugë – një lëvizje që mund ti paraprijë një aksioni të ri kundër protestuesve, që kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026