1 milion lekë për 2 llamba, 60-vjeçari në kushte ekstreme: Kam 3 muaj në errësirë

12 Tetor 2022 | 18:09

Vetëm pak metra larg Maternitetit të Ri, aty ku dritat nuk fiken kurrë, jeton Gjergji Zhgaba, një 60-vjeçar i cili prej tre muajsh ndodhet në errësirë.

Në muajin qershor, fatura e dritave i ka ardhur mbi 1 milion lekë, edhe pse ka vetëm 2 llamba në shtëpi. OSHEE i ka prerë dritat, pasi nuk ka paguar shumën.

“Shteti më jep 1 milion lekë, unë nuk kam as fabrikë më burrë, po dy poça kam moj zonjë, nuk kam të tjera. Jam interesuar, as të bëj ankesë nuk më lënë”, tregon 60-vjeçari.

Kamera e Euronews Albania pa nga afër gjendjen mjerane në të cilën jeton krejt i vetëm Gjergji. Në atë që ai e quan shtëpi, nuk ka asgjë përveçse një krevati.

“Kam që në ’75-n që po jetoj, baba e nëna më kanë ikur. S’kam fëmijë, nuk kam çfarë bëj tjetër. S’kam asnjë të ardhur, jam i papunë, as ndihmë sociale as pension asgjë, po mbijetoj vetë”, thotë Gjergji.

Miqtë dhe familjarët, thotë kanë hallet e tyre. Rregullon biçikleta e me ato pak para që fiton, siguron ushqimin për ditën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026