Fundi i luftës larg horizontit, Zelenski kërkon sisteme të mbrojtjes ajrore
Përballë përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, liderët perëndimorë po përpiqen të mbajnë një front të bashkuar.
Në takimin e G7 ata paralajmëruan presidentin Putin se nëse vijon me planet për armët bërthamore do të përballet me pasoja të rënda.
Presidenti Zelensky u kërkoi liderëve më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore si dhe një mision ndërkombëtar monitorimi në kufirin me Bjellorusinë.
Kombet e Bashkuara dhe NATO po ashtu paralajmëruan Moskën se mund të jetë duke kryer një krim lufte me sulmet e saj vdekjeprurëse të vazhdueshme ndaj objektivave civilë.
Që nga e hëna, afërsisht 30% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është goditur nga Rusia.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky siguroi qytetarët, shumë prej të cilëve janë kthyer të fshihen në bodrume dhe të strehohen në stacionet e metrosë.
“Aty ku ka pasur shkatërrim, infrastruktura do të rinovohet kudo. Aty ku ka humbje, do të ketë ndërtime. Aty ku kishte ndonjë shpresë të armikut, do të ketë rrënoja ruse”, – u shpreh presidenti Zelensky
Në Shën Petersburg, Vladimir Putin dukej se ishte në humor të mirë teksa mirëpriti kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, madje duke thënë se ishte i hapur për dialog për termocentralin e Zaporizhias.
“Ne jemi shumë të lumtur që ju shohim dhe jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha çështjet me interes të ndërsjellë ose shkak për shqetësim për shembull, në lidhje me situatën rreth termocentralit Zaporizhias”, u shpreh Putin
Por nuk ka asnjë indikacion që bisedimet për t’i dhënë fund luftës janë në horizont apo të paktën të ketë bisedime dypalëshe.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Shuplakë’ Perëndimit, Emiratet e Bashkuara Arabe forcojnë aleancën me Rusinë
- Zelensky për sulmin me 17 viktima në Zaporizhia: Do mbahet përgjegjësi
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë