Verstappen kampion i Formula 1, e fejuara braziliane merr vëmendjen e mediave
Maks Verstappen është padyshim piloti i momentit në Formula 1, por pas atij triumfi të jashtëzakonshëm në Japoni, fshihet një tjetër person.
Keli Pike është e fejuara bukuroshe e 25-vjeçarit holandez që aktualisht është numri 1 në botë. Modelja braziliane nuk e ka fshehur gëzimin ku nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ ka postuar foto me mbishkrimin ‘E bëri përsëri’.
Kjo për faktin se është hera e dytë që Maks Verstappen shpallet kampion bote. E përlotur dhe emocionuar, ajo është fotografuar nga mediat botërore në krahët e kampionit.
Keli është një modele e suksesshme dhe numëron 1 milion ndjekës në ‘Instagram’, ndërkohë që shpesh poston foto krah Verstappen apo skuderisë Redbull.
Belgu u shpall kampion pas fitores në garën e Japonisë pak ditë më parë. Kampioni e mbylli sezonin në kuotën e 366 pikëve, ndërkohë pas tij u renditën Perez i Redbullit dhe Leklerk nga skuderia Ferrari.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset