Osmani pas pranimit të Raportit për Kosovën: Do të aplikojmë për anëtarësim në BE
12 Tetor 2022 |
19:04
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë e bëri pas pranimit të Raportit për Kosovën për vitin 2022 nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Sipas mediave të Kosovës, Osmani theksoi nevojën e përshpejtimit të këtij procesi për vendin si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.
“Në temën e reformave, Presidentja Osmani ka folur mbi vullnetin e institucioneve të Republikës për ta vazhduar punën intensive në luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe ka deklaruar vendosmërinë për fuqizim të sundimit të ligjit në të gjitha sferat”, thuhet më tej në komunikatën e presidencës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West