Lihtenshtajni padit Çekinë për ligjin e Luftës së Dytë Botërore që u mban peng pronat
Lihtenshtajni ka ngritur një padi te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku ka bërë kërkesë që Çekia të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë, gjë që e lejon Pragën të mbajë ende nën zotërim pronat e sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore.
Ministri jashtëm i Lihtenshtajnit ka deklaruar se nënshtetasve të vendit u është mohuar e drejta themelore e pronës, bazuar në një dekret presidencial të vitit 1945, që i identifikon si gjermanë pa marrë fare parasysh pavarësinë e vendit.
Ky dekret urdhëronte sekuestrimin e pronave pa të drejtë kompensimi të gjithë personave të etnisë gjermane, hungareze, si dhe të atyre që kishin bashkëpunuar me nazistët dhe ishin konsideruar si tradhtarë. Kjo bëri që nga Çekia (Çekosllovakia, në atë kohë), të shpërnguleshin me miliona persona.
Padia vjen pasi një gjykatë në Çeki vendosi se pronat në fjalë (50 mijë hektarë tokë dhe një kështjellë), të cilat kishin qenë nën zotërimin e familjes mbretërore të principatës, që përpara luftës, ishin sekuestruar në mënyrë të ligjshme nga qeveria e Çekosllovakisë.
Argumenti i gjykatës çeke u bazua në faktin që princi i Lihtenshtajnit, Franz Jozef II, ishte vetëdeklaruar si person i kombësisë gjermane në një census të bërë në vitin 1930, gjë që është mohuar kategorikisht nga “Fondacioni Princi Lihtenshtajn”.
Veç kësaj, Lihtenshtajni e akuzon Pragën se kanë zhdukur regjistrat shekullore të pronësisë së tokave për të justifikuar vendimin.
Lihtenshtajni është një shtet i vogël malor, me vetëm 39 mijë banorë dhe 160 km katror territor. Shteti u themelua në vitin 1719 nga princi Johan Adam, pasi u bashkuan dy principata.
Në vitin 1806 u bë komb sovran, ndërsa nga viti 1815 u bë pjesë e Konfederatës Gjermane, deri në vitin 1866, kur mori pavarësinë. Lihtenshtajni mbajti qëndrim neutral gjatë dy luftërave botërore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet