Kosova dhe Serbia, që nga viti 2011 zhvillojnë një dialog nën ndërmjetësimin e BE-së. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke. Ndërsa Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi.
LEXONI GJITHASHTU:
Të enjten, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo është vizita e dytë në Kosovë, në më pak se një muaj, e Lajçakut. Diplomati evropian ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë është për të çuar përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen në një kohë kur Franca dhe Gjermania i kanë paraqitur Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.