Rast i paprecedentë i Prishtinës në Evropë, 8 futbollistë i rezultuan me Covid, plotëson ekipin me lojtarë të huazuar

20 Gusht 2020 | 11:24

Klubit  të Futbollit të Prishtinës i është dhënë mundësia që ta zhvillojë ndeshjen kundër skuadrës nga Gjibraltari Lincoln Red Imps, e vlefshme për kualifikueset në Europa League, me kusht që ajo të riorganizojë skuadrën duke përfshirë lojtarë që nuk janë të infektuar nga COVID-19.

Pak ditë më parë ndeshja mes këtyre dy skuadrave u anulua, pasi Prishtinës i rezultuan pozitiv në testet për koronavirus tetë futbollistë. Përballë këtij fakti autoritetet shëndetësore ndërhynë duke kërkuar që ndeshja të mos luhej.

Duke qenë se arsyet e shtytjes nuk ishin sportive, por shëndetësore, klubi i Lincoln Red ra dakord me Prishtinën që nëse ajo do të riorganizonte skuadrën, ndeshja të luhej në një datë tjetër. 

Klubi nga Kosova falënderoi skuadrën nga Gjibraltari për marrëveshjen duke shprehur mirënjohje për aspektin sportiv dhe dashamirës të shprehur.

Prishtina ka marrë ndihmë nga skuadra të tjera të kampionatit si Feronikeli, Llapi, Trepça, Flamurtari, Ballkani, Drenica apo dhe Vushtrria për të huazuar lojtarë prej këtyre ekipeve.

Në organikën e saj ajo ka afruar disa ish-lojtarë. Diçka e pazakontë kjo që nuk ka ndodhur më parë, kushtëzuar sigurisht nga rrethanat e krijuara nga COVID-19.

Për shkak të situatës së krijuar dhe marrëveshjes mes dy skuadrave edhe UEFA ka bërë një lëshim dhe kështu më 22 gusht ora 18:00, Prishtina do të luajë shanset e saj për kualifikim me një ekip të ndërtuar vetëm pak orë përpara sfidës.

 

Lexoni gjithashtu:

Infektohet klubi i Prishtinës, 8 pjesëtarë të skuadrës të prekur nga coronavirus

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026