NATO paralajmëron Rusinë: Pasoja serioze nëse përdor armë bërthamore ndaj Ukrainës
NATO po i merr seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë dhe çdo përdorim i tyre nga Kremlini do të ketë pasoja serioze.
Ky ishte mesazhi kryesor që sekretari i përgjithshëm i Aleancës përcolli të enjten, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare në Bruksel.
Gjithashtu, Jens Stoltenberg cilësoi si të papërgjegjshme deklaratat e presidentit Putin.
“Rrethanat në të cilat NATO mund të përdorë armë bërthamore janë shumë të largëta. Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe ata e dinë se çdo përdorim i këtyre armëve ndaj Ukrainës do të ketë pasoja serioze. Ata e dinë që një konflikt bërthamor nuk duhet të ndodhë”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Numri një i Aleancës shtoi se për momentin Moska nuk duket se po bën gati arsenalin e saj bërthamor.
Ndërkohë, ministrja gjermane e Mbrojtjes deklaroi se 15 vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Britaninë, kanë rënë dakord për një sistem modern mbrojtjeje ajrore.
Nën koordinimin e Gjermanisë u nënshkrua një dokument për organizimin e përbashkët të të ashtuquajturit “Mburoja e Qiellit Evropian”.
“Ne duam të ndërtojmë një projekt të përbashkët për mbrojtjen ajrore dhe duke nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit, ne po i japim jetë kësaj nisme dhe po ndajmë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit tonë”, u shpreh Christine Lambrecht.
Në fund të gushtit, kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania planifikon të investojë gjerësisht në mbrojtjen ajrore në vitet e ardhshme dhe se sistemi do të jetë i hapur për aleatët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut